Portali “European Western Balkans”: Trump nuk do të largojë ambasadorët në Ballkan

Vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp që t’i ndërrojë ambasadorët të cilët i ka emëruar administrata paraprake nuk ka të bëjë me asnjë diplomat amerikan të shërbimit në Ballkanin Perëndimor, sepse asnjëri prej tyre nuk është politikisht i emëruar, shkruan portali “European Western Balkans”.
Tramp që në muajin dhjetor, menjëherë pas zgjedhjes për president, u bëri thirrje të gjithë ambasadorëve të cilët janë emëruar politikisht që t’i lëshojnë funksionet e tyre më së voni deri më 20 janar, që shkaktoi rrëmujë në bashkësinë diplomatike dhe mediat, të cilët vlerësuan se bëhet fjalë për një numër të madh të ambasadorëve.
Informacioni se ambasadorët do të duhet t’i braktisin funksionet e tyre e ka bërë që të interesohet edhe opinioni i Ballkanit Perëndimor, sepse diplomatët amerikanë në ato vende në opinion më të gjerë perceptohen si aktorë të rëndësishëm politik në skenat vendore, shkruan portali “European Western Balkans.
Kjo duket se inkurajoi VMRO-DPMNE-në në Maqedoni të nis një fushatë kritikash ndaj ambasadorit amerikan në Shkup, ashtu siç ndodhi edhe me kryeprokurorin Llalla në Shqipëri, i cili lëshoi një sër akuzash e kritikash në adresë të ambasadorit amerikan në Tiranë. Por Departamenti amerikan I shtetit doli në mbrojtje të dy ambasadorëve, duke theksuar se ata përfaqësojnë politikën amerikane.
Të gjithë diplomatët e lartë në vendet e rajonit janë diplomatë të karrierës, të cilët nuk kanë lidhje me administratën e re ose të vjetër, ndërsa në vendet e rajonit, përveç ambasadorit në Serbi, të gjithë kanë ardhur në fillim të vitit 2015, thekson portali.
Pasi mandati iu zgjatë tre vjet, mund të pritet se ambasadorët e rinj në vendet e Ballkanit Perëndimor do të vijnë nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.