PLD: Ivanovi të mos luaj më me fatin e qytetarëve

Partia Liberal Demokratike e ka thirrur Gjorgje Ivanovin që ta jap mandatin për formimin e qeverisë së re reformatore, ndërsa përbërjen parlamentare të VMRO-DPMNE-së të mos e pengoje proceset demokratike për formimin e qeverisë së re, transmeton Tetova1.

Në këtë moment është e nevojshme që të tejkalohen dallimet, të arrihet marrëveshje për formimin e qeverisë që më pastaj të përcaktohet edhe një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë në këtë situatë realisht po frikësohen nga bllokimi i pushtetit lokal dhe pasojat ndaj jetesës së tyre të përditshme, por shumica e re parlamentare tashmë është duke menduar për zgjidhje ligjore për dalje nga situata.

Gjegjësisht, bllokada e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së me diskutimet e pakufishme dhe replikimin e palogjikshëm me vetveten, gjatë zgjedhjes së Komisionit për emërime dhe zgjedhje, është një tentim i qëllimshëm për bllokimin e institucioneve në nivel shtetëror dhe lokal. Të zgjidhej qeveria e re, deri më tani do të shpalleshin edhe zgjedhjet lokale dhe nuk do të vihej në pikëpyetje funksionimi i komunave.

Për këtë arsye, sa më parë, Ivanovi ta jap mandatin për formimin e qeverisë së re reformatore të Zoran Zaevit. Të zgjidhen më së paku dy komisione parlamentare, Komisioni juridik dhe Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhënie me bashkësitë, me qëllim që të vazhdohet mandati i organeve lokale”, thuan nga PLD-ja./Tetova1/