Zoran Zaev arrin në selinë e Lëvizjes Besa, po bisedon për formimin e qeverisë së re

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot pranoi mandatin prej presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Menjëherë pas pranimit të mandatit nga ana e presidentit Ivanov, Zaev takimin e parë e ka bërë në selinë e Lëvizjes Besa, shkruan Tetova1.

Zoran Zaev në selinë e Lëvizjes Besa është duke biseduar me përfaqësuesit e kësaj partie për formimin e qeverisë së re.

Jo zyrtarisht, Tetova1 merr vesh se Zaev i Lëvizjes Besa i ka afruar dy ministri dhe disa poste drejtorësh, ndërsa nga Lëvizja Besa është kërkuar harmonizimi i programeve dhe platformave politike.

Në Lëvizjen Besa nuk ka vullnet për t`u futur në qeverinë e re për arsye se me 15 tetor janë caktuar zgjedhjet lokale ku nga kjo Lëvizje pritet dhe shpresohet që të fitohen komunat e udhëhequra nga BDI-ja.

Po ashtu nga Lëvizja Besa kanë përsëritur disa herë qëndrimin se nuk duan që të janë në qeveri me kriminelët e BDI-së./Tetova1/