Abazi (Ali Ahmeti) lut Zaevin-Zaevi lut Bilalllin, ka dallim

Menjëherë pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re, të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, deputeti i BDI-së, Artan Grubi në llogarinë e tij në Facebook ka nxjerr një fotografi të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me mbishkrimin ashtu si tha Abazi, shkruan Tetova1.

Prej zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov, Zoran Zaev menjëherë pas humbur kohë ka shkuar në selinë e Lëvizjes Besa për të biseduar me liderin e kësaj lëvizje, Bilall Kasami për formimin e qeverisë. Zaevi dhe bashkëpunëtorët e tij janë pritur në zyrat e Lëvizjes Besa nga përfaqësuesit e kësaj Lëvizje ku është biseduar gjërë e gjatë për formimin e qeverisë së re.

Sot, lideri i BDI-së, i autorizuar edhe prej Aleancës për shqiptarët, sipas Vesel Memedit, ka trokitur në dyert e selisë së LSDM-së ku kanë biseduar me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re. Ahmeti ose Abazi siç kanë dëshirë ta quajnë deputetët e BDI-së nuk e ka komentuar takimin e ditës së sotme./Tetova1/