Abedin Zymberi jep leksione për patriotizmin dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë?!

Ish deputeti, Abedin Zymberi ka filluar që të jap vlerësime dhe leksione për patriotizmin, transmeton Tetova1.

Ai përveç kësaj, në maqedonisht ka bërë një propozim interesant për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.

“Nuk je patriot nëse ti merr pjesën e popullit për vete, patriot je kur pjesën tënde e jep për popull” , ka shkruar Abedin Zymberi tek pjesa e patriotizmit.

Kur jemi tek emri, Zymberi ka propozuar që emri i Republikës së Maqedonisë të jetë, Republika e Vjedhur e Maqedonisë.

“Maqedonia do të pranohet në BE me referencën e re:’ Republika e Vjedhur e Maqedonisë’”, ka shkruar Zymberi./Tetova1/