Këngëtarja e njohur serbe e turbofolk Dunja Iliq nga sot muslimane

Ylli i muzikës serbe Dunja Iliq nga Beogradi kohëve të fundit, sidomos dy muajt e fundit, ishte humbur, distancuar nga disa aktivitete të saja të mbrëmjes me kolegë apo me shoqe, si në koncerte, apo si zakonisht që dalin vajzat e reja restoranteve, apo bareve. Por, kjo humbje e saj në publik nuk do të thotë se tek ajo nuk ka asgjë të re.

E reja tek këngëtarja serbe Dunja Iliq është se ajo është konvertuar sot në Islam (srpska pjevacica Dunja Ilic prihvatila Islam: Od Beograda do Sarejevo, ona je odlucila promijeniti život!?”) kanë shkruar mediat serbe, njofton agjencia informative «Presheva jonë».

Dunja Iliq ka lindur në Beograd më 10 shtator 1991. Ajo u rrit dhe u shkollua në kryeqytetin serb, ku gjimnazin e mbaroi në qytetin e saj. Kurse aktualisht studion kulturën mediale. Dunja kur ishte 15 vjeçe doli me këngën e parë para publikut serb, ndërsa kur i mbushi të gjashtëmbëdhjetat ajo arriti t’i shkruajë dy romane.

Madje ajo ishte shpërblyer me “Yllin e Rinisë” nga një eveniment kulturor me emrin «Fituesi i Beogradit».

Dunja Iliq, 21 vjeçare, këngëtare e njohur e estradës serbe, nga sot më nuk është e krishtere, nga sot ajo më nuk do të dalë në publik siç ka dalë deri tash në ekran, apo siç është fotografuar…

Pra, nga sot ajo ka vënë shaminë dhe është bërë muslimane, ka shkruar sot «Puls».

Këngëtarja serbe burri i së cilës është një musliman nga Sarajeva dikur kishte thënë se: «Unë e dua seksin, dua të pi alkool, dua të shëtis vetëm diskotekave e bareve… Duhet lejuar martesën me të njëjtën gjini, pra mes homoseksualëve, për legalizimin e marihuanës etj…» kanë raportuar mediat fjalët e saj.

Por, tash e tutje Dunja Iliq ka qëndrime të reja dhe krejt ndryshe nga ato të mëparshmet kur ishte ortodokse. Dunja Iliq është e penduar për të gjitha ato çfarë i ka bërë, apo i ka thënë, sepse, sipas saj, ato ishin punë të liga, të mbrapshta, që janë në disfavor të rinisë së shëndoshë, kundër një shoqërie të mirëfilltë me një perspektivë të mirë…