Komandant Baruti: U vërtetua se komandant Shqiponja është vra nga mbeturinat e UDB-së

Sot, u dëshmua, dhe u vërtetua, se Xhemail Rexhepi – Komandant Shqiponja, është i vrarë në kurthin e mirë organizuar, nga mbeturinat Udbeske, dhe nga një pjesë e krimit politikë, shkruan Xhem Lamallari-Komandant Baruti duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës në Kumanovë.

“Vendimi i gjykatës sot, që vrasësve, ti ju jep statusin “Vrasje në vetë mbrojtje”, dhe ti dënon me dënim qesharak 5 gjegjësishtë 1 vjet e 3 muaj, dëshmonë edhe dorën e shtetit sllav, në vrasjen e birit dhe të patriotit të madh, Komandant Shqiponja.

-Në fund, kujtojmë thënjet e rilindasëve tonë “Vdesin Trimat, atje ku lartësohen kriminelët”.

-I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Komandant Shqiponja!”, ka shkruar Xhem Lamallari-Baruti, duke publikuar një fotografi të përbashkët me Shqiponjëm nga lufta e vitit 2001.