Xhamia e re në Reçicë të Madhe lëshohet në përdorim ditën e martë (FOTO)

Xhamia e re në Reçicë të Madhe lëshohet në përdorim ditën e martë Një lajm i gëzueshëm për besimtarët mysliman të Reçicës së Madhe e më gjërë. Përfundimisht do të lëshohet në përdorim xhamia e re, e cila pritet që t`i plotësoje nevojat dhe kapacitetet e besimtarëve mysliman, transmeton Tetova1. “Hapja solemne e Xhamis tonë të re bëhet me datë 23.05.2017 e Martë ora 12:00. Xhamia e re gjendet përball pompës së benzinit në Reçic të Madhe. Ju mirëpresim.”, thuhet në njoftimin e Këshillit koordinativ./Tetova1/