Gjatë sulmit të përgjakshëm në parlament Çavkov ka qenë aty afër

Shumica e personave të cilët kanë udhëhequr sulmin në Parlament më 27 prill, janë identifikuar.
Identitetin e tyre e kanë zbuluar tetë inspektorët e policisë, dhe pjesë e ekipit të prokurorëve për krimin e organizuar, përcjell Tetovasot.
Televizioni Telma njoftoi se Mitko Çavkovi që ishte kreu i Shtabit operativ ka refuzuar të japë deklaratë para Grupit Punues të MPB-së, dhe nuk është thirrur për në pyetje në prokurori.
Hetimi megjithatë ka përcaktuar se Çavkovi gjatë sulmit në Kuvend ka qenë në qendër të Shkupit në rrethin e ndërtesës së VMRO-se dhe amabadës italiane.
Në këtë hapësirë ai ka qëndruar deri ora 20.