Neymar lodhet nga hija e Messit, mendon largimin nga Barcelona

Sulmuesi brazilian, Neymar po inkurajohet të largohet nga Barcelona pasi dëshiron të dalë nga hija e Lionel Messit.

 

Neymar u transferua në Camp Nou në vitin 2013 dhe është nën kontratë deri në vitin 2021, me klauzolën e tanishme të lirimit prej 200 milionë eurosh.

Por, sipas gazetës spanjolle Sport, braziliani po mendon largimin nga gjiganti katalunas pasi gjithmonë ka qenë nën hijen e Messit dhe dëshiron të largohet nga kjo hije.

Skuadrat si Manchester City, Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germain janë disa nga skuadrat që kanë shprehur që një kohë interesim për shërbimet e tij.

Interesimi i tyre do rritej nëse Neymari do ta bënte publike dëshirën e tij për largim nga Barcelona.