Nigeri, të paktën 30 të vdekur nga zjarri në një pus nafte

Të paktën 30 perrsona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë hospitalizuar si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas një sulmi në një pus nafte në shtetin Cross River në juglindje të Nigerisë, njoftojnë mediat e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hafiz Inuwa, zyrtar i policisë, ka thënë për mediat se ende nuk dihet identiteti i personave që kanë organizuar sulmin në pusin e naftës në qytetin Calabar.

Inuwa njoftoi se kanë nisur hetim lidhur me incidentin.

Nga ana tjetër, një grup me emrin “Hakmarrësit e Deltës së Nigerit” kohë pas kohe organizojnë sulme në linjat e naftësjellësit në rajon e deltës së pasur me naftë.