Shqiptari nga autobusi drejt burgut, ja për çfarë akuzohej

Policia e Lindauer të shtunën (15 korrik) ka arrestuar një shqiptar. Ai kërkohej nga Prokuroria e Heilbronner për grabitje dhe shkelje ligjore, shkruan allgaeuhit.de.

Ngjarja ndodhi pas kontrollimit të pasagjerëve në një autobus me targa italiane. Policët e kishin të lehtë zbulimin me anë të kompjuterit policor që tregoi se ndaj një pasagjeri 24 vjeçar rëndonte akuza e vjedhjes dhe ishte dënuar me dhjetë muaj burg.

Shqiptari është dërguar në Gjykatën e Kempten. Akoma nuk është marrë vendim nëse do ekstradohet drejt Shqipërisë ose do mbajë burgun.