Bufi godet Milaim Zekën, ja çka i shkruan?

Një status i ish- gazetarit Milaim Zeka, tani deputet si duket e ka nervozuar aktorin e njohur Fatmir Spahiu.

Zeka përmes një statusi në Facebook ka kritikuar Kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovcin, duke e përmendur edhe serialin “Kafeneja jonë”, pjesë e së cilit për vite me radhë ishte aktori.

E krahasimi i “Kafenesë” me Kuvendin ka bërë që Fatmir Spahiu të reagojë po ashtu në rrjete sociale duke e quajtur fyrje këtë krahasim.

Postimi i plotë:

Milaim i dashtun,

Kafeneja jone ka qene njeri prej projekteve me serioze i punuar ne Kosoven e pasluftes me jetegjatesine me te madhe pra nga nentori 2004

Ne kete serial kane luajtur me dhjetra aktor dhe shume prej tyre jane promovuar aty, regjisor, kameramen, montazher, ndriques, kostumograf, grimer, organizator e cka jo tjeter, puna jone ka qene serioze dhe kryesisht ka patur te beje me kthimin e disponimit dhe humorit te mire pasi qe gjate dites ai eshte shkaterruar nga politikat ditore qoft ne kuvend ose edhe neper qeveri te ndryshme!

Krahasimi i kuvendit te Kosoves me serialin kafeneja jone eshte fyrje per serialin dhe dhjetra intelektual qe kane punuar aty!

A perndryshe Milaim dhe Adem jeni shume simpatik ne kuvend, me dite kur e keni radhen me fol ju pres me ore para 

Te fala!