​Vuçiq: Çështja kryesore është Kosova, e dyta raporti me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk ndan qëndrimin e David McAllister se për BE-në sundimi i ligjit është fusha kryesore për përparimin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Vuçiq me kryesuesin e Komitetit për çështje të jashtme të Parlamentit Evropian dhe raportuesin e PE-së për Serbinë David McAllister u takua në vilën “Paqja”.

“Çështje kryesore është Kosova, e dyta është raporti i Serbisë ndaj Rusisë dhe jo sundimi i ligjit, edhe pse politikanët perëndimorë këtë e nxjerrin gjithmonë”, tha Vuçiq për media, pas takimit.

I pyetur se çfarë e brengos më së shumti sa i përket sundimit të ligjit, kreu i shtetit serb tha se fusha kyçe drejt rrugës në BE janë Kosova, politika e jashtme dhe sundimi i ligjit dhe më së shumti “koka i dhemb” sa i përket marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

“Vetëm Serbia ka Kapitullin 35, andaj është i rëndësishëm dialogu ynë i brendshëm për Kosovën, pasi që derisa të mos ketë përparim në marrëdhënie për këtë çështje, duk do të ketë përparim drejt rrugës për në BE”, tha Vuçiq.