Grabitje e armatosur në një market në Shkup

Persona të maskuar me kanosje me armë nga një market në Shkup kanë marrë një shumë të pakonfirmuar të parave nga qarkullimi ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Siç informon MPB, grabitja është kryer nga dy persona të maskuar dje rreth orës 22 në “ZUR market” në rrugën “Volgogradska” në Shkup.

Policia ka marrë masa për gjetjen e personave.