Tetovarit i ndodhi diçka e papritur në Sarandë, as policia nuk e ndihmoi dot!

Tetovarit ia vjedhin celularin në Sarande Një pushues nga Tetova ka raportuar në policinë e Sarandës se i është vjedhur telefoni celular.

Ai në polici ka thënë se celulari i kishte rënë në taxin e cila e kishte sherbyer deri te banesa ku ishin vendosur.

“Sa zbrita nga taxi vërejta që celularin nuk e kam, vrapova pas taxis por ai nuk u ndal. Menjëher iu drejtova policisë së Sarandës, duke denoncuar rastin duke ju dhënë targat dhe llojin e makinës dhe emrin e taxis. Policia më sugjeroi të shkoja në banesë. Gati dy ditë ende nuk ka asnjë levizje. Isha në polici sërish, por me thanë se do i dergojnë ftesë taxit me post. Jam dëshpëruar shumë nga ky shtet hajdutesh dhe polici krimi..”, thotë tetovari për TetovaSot.