Zgjedhjet lokale, qytetarët të zhgënjyer (Video)

Qytetarët presin që zgjedhjet lokale të 15 tetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike. Pjesa më e madhe e qytetarëve të anketuar shprehen të zhgënjyer me përfaqësuesit e deritanishëm komunal.
“Komuna e Çairit nuk ka punuar asgjë. Unë jam nga komuna e Çairit, dhe asgjë nuk kanë bërë, jo vetëm Çairi por edhe komunat tjera njëjtë. Çarshia ka mbetur në mjerim. Nuk kanë punuar të rregullojnë diçka. Presim diçka më mirë nëse vjen dikush më i mirë, ndonjë parti më e mirë, mirëpo me të vjetrit asgjë nuk ka”

“Mendoj se do ketë përmirësim, unë vij nga komuna e Sarajit dhe nuk jam i kënaqur aspak”
“Pres të fitojnë forcat progresive. Kemi shpresa por jo tek partitë tona shqiptare, nuk jam aspak i kënaqur me partitë tona shqiptare duhet përsëri Zaevin ta votojmë, jo sepse e duam por sepse të vetëdijesohen shqiptarët, udhëheqësit tonë nuk na përfaqësojnë por na ndërmjetësojnë neve. Ne nuk kemi përfaqësim, i marrin votat dhe bëjnë çfarë të duan. Besoj kësaj qeverie i besoj”

“Presim që zgjedhjet të kalojnë mirë të zgjidhet më i miri, presim diçka që të ketë ndryshime, të shkojë drejt përmirësimit”
“Si njerëz gjithmonë presim të ndodh diçka më mirë, ndërkaq si do jetë do e shohim më tej. Unë jam i kënaqur me Komunën ku jetoj në Karposh, jam I kënaqur me atë se çfarë disponojnë mjete dhe me dinamikën. I kënaqur jam sepse të gjitha obligimet që më nevojiten i gjej në komunë”

Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor. Fushata zgjedhore fillon më 25 shtator, ndërkaq raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për më 29 tetor./Gazeta Express/