Barça nuk interesohet më për Coutinhon

Barcelona gjatë gjithë verës pritej që të transferonte mesfushorin Phillipe Coutinhon.

Madje, për këtë të fundit thuhej se ishin ndarë rreth 160 milionë euro, por që Liverpool kërkonte 200 sosh.

Por, sot mediat spanjolle shkruajnë se katalonasit nuk janë të interesuar më për shërbimet e brazilianit.

Në vend të Coutinhos, Barça ka kthyer vëmendjen kah mesfushori i Nices, Jean Michael Seri.

Ndryshe, nënkampioni spanjoll ka transferuar Ousmane Dembele, Paulinhon dhe Nelson Samedo.