Lëvizja Besa do të garojë me kandidatin e saj në Shkup

Lëvizja Besa do të kandidojë me kandidatin të saj për qytetin e Shkupit.

Shefi i kabinetit të Lëvizjes Besa, Faton Fazliu ka konfirmuar këtë lajm.

“Lëvizja Besa do të kandidojë me kandidatin e saj për Qytetin e Shkupit”, është shprehu Fazliu për Zhurnal.

I pyetur se me cilin kandidat do të kandidojë Besa në qytetin e Shkupit, ai nuk deshi të zbulojë emrin e kandidatit.

Por sipas Zhurnal dy emra përfliten për të parin e qytetit të Shkupit nga Lëvizja Besa. Ato janë Afrim Gashi dhe Bekim Sali.