Liridon Useini zgjidhet bartës liste për këshillltarë nga Lëvizja Besa në Komunën e Zhelinës

Të dashur dhe të nderuar banorë të Komunës së Zhelinës,

Unë, personalisht dua që t`ju njoftoj dhe në mënyrë zyrtare se Kuvendi i degës së LËVIZJES BESA në Zhelinë shpalli kandidaturat për këshilltarë në Komunën e Zhelinës, ku pata nderin dhe kënaqësinë të propozohem dhe njëherit të shpallem kryesues i këshilltarëve – bartës liste në zgjedhjet lokale të Tetorit.
Ju falemenderoj përzemërsisht për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj të pandalshme, nuk lejuam dhe nuk do ta lejojmë të sundoj e keqja, andaj edhe njëherit ju lus dhe kërkoj përkrahjen dhe mbështetjen tuaj për të mirën e popullit, për më të mirën e vendit tonë, sepse ju jeni ata të cilët përcaktojnë fatin tim, të bashkëmoshatarëve të mi, fëmijëve tuaj, mos lejoni të zhytemi në errësirë, jemi shumë të rinj, të arsimuar, intelektual, meritojmë të marrim pozitat e duhura, mos lejojmë të endemi rrugëve, të largohemi në vend të huaj. Mos lejoni të vritet ëndrra dhe shpresa për një ardhmëri të begatë e fëmijëve tuaj.

Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Zhelinës ju ftoj të gjithëve në mbështetje dhe mbrojtje të vendit tonë, asgjë më tepër nuk na duhet, vetëm se forca, vullneti, sinqeriteti dhe mbi të gjitha BASHKËRISHT të luftojmë për liri, drejtësi dhe barazi.

Sërisht e cek – Synimi im është më e mira për Popullin Tim, për vendin Tim.
Andaj, ju kisha lutur, “Mos lejoni t’ua tregojnë drejtimin, ata që e kanë humbur edhe rrugën”.

I juaji,
Liridon Useini