Sasha Bogdanoviç, kandidat i LSDM-së për Komunën Qendër

Sasha Bogdanoviq, drejtori aktual i ndërmarrjes “Parkingjet në Komunën Qendër”, do të jetë kandidat i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për Komunën Qendër, bëjnë të ditur burime brenda LSDM, njofton Medial.mk.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, dje në një intervistë televizive pohoi për herë të parë se Zhernovski do të largohet nga kandidatura për Komunën e Qendrës.

Kurse vetë Zhernovski, këtë e konfirmoi se ai largohet nga kjo garë, dhe do të kalon në pushtetin qendror, por pa pozicionuar pozitën.

Afati i fundit për dorëzim të kandidaturave deri tek Komisionin Komunal Zgjedhor, do të skadon nesër në mbrëmje, informon Medial.mk.