Presidenti Thaçi ne kollaps politik, sikur Sadam Huseini!

Tahir Bricori

Nese e analizoim, situaten e fundit dhe levizjët politike të Thaçit, dhe i analizojmë deklaratat e fundit, është fare e qartë se si do te perfundojë Presidenti jonë. Si duket Amerikanet kan hequr dore prej tij, kjo qe nenkupton Permbyesje e tij politike. Po i njejti qendrim i vjen nga Brukseli. Takimi i tij me Presitentin Meta, e bën edhe me të qartë se si i është pregaditë perfundimi i tij nga Amerikanet. Kerkesa e tij per dhenjën e Pasaportave Shqiptare per kosovarët ishte treguesi me i mirë qe ai ka probleme serioze. Dhenja e pasaportave Shqiptare per shtetasit te kosoves është strikt e ndaluar nga Brukseli. Per ket është Thaçi mirë i informuar. I kujtohet mirë Thaçit qe nje gjë e tillë ju është ndaluar edhe Serbis per qytetaret e Kosoves. Serbia e bën lëshimin e pasaportave per kosovaret por te pa vleshme per zonen shengen ( Rebublika Srbija kordinacija kosovo) Akoma nuk e ka kuptu Presidenti jonë se si funksionojnë shtetët e fuqishme. Amerika per aq kohë sa ka interes ndaj një lideri e ngrit lartë, në momentin kur i kryen punët e veta dhe pastaj nuk meret më me të, dhe ajo shkeputje duket si ajo e Sadamit i Gadafit dhe se fundi i kurdistanit. Sa kishin interes prej kurdeve Amerikanet dhe te tjeret i mobilizuan per ta luftuar isisin, kur i kryën punët e veta nuk i ndimuan mi kriju shtetin kurdistan, edhe pse nje gjë te till e kishin premtuar. Perendimi te cillin ju po e akuzoni kinse ju ka tradhëtuar nuk është aq e rend, ngase është nje tradhëti individuale. Ju e nenshkruat demarkacionin asociacionin ne menyrë tinzare, e braktisët veriun ne duar te kriminelëve Serb. Kur tere bota kishte respekt per UÇK-n ju e degraduat çdo dit e me shumë. Se fundi e derguat edhe ne Gjykaten speciale per kontest kolegtiv te nje formacioni ushtarak te cillin e formoj populli e jo ju. Ju do te perfundoni si shumë lider qe e patet tradhëtuar popullin e vet.