Teuta Arifi në takim me bizneset e komunës së Tetovës

Sot organizuam tryezën e rrumbullakët për diskutuar rreth sfidave dhe çështjeve që lidhën ngushtë me sipërmarrësinë aktive në komunën e Tetovës. Nevojat e sektorit të biznesit privat në komunë tonë janë të shumta, njëlloj si që janë edhe mundësitë për zhvillim. Do të angazhohemi për të siguruar ndërlidhje mes bizneseve, komunës, ministrisë së ekonomisë dhe fondeve të huaja zhvillimore, me qëllim që të sigurohet forcë e kualifikuar e punës, zhvillim i konceptit të punës praktike, sigurimin e start-up fondeve për sipërmarrësit e rinjë si dhe sigurim të një klime më të mirë ekonomike për kompanitë e vogla dhe të mesme.

#PërKomunënQëDuam #NdryshimiVazhdonMeNe 

Fotografia e Teuta Arifi