Bilall Kasami “viziton” shtandin e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njeherazi kandidat për Komunën e Tetovës sot gjatë parakalimit nëpër rrugët e Tetovës ka përshëndetur aktivistët e Aleancës për Shqiptarët të cilët kishin improvizuar një shtand ku shpërndanin platformën politike të kandidatit për kryetar komune të Adnan Nezirit, raporton portal “tetova1”

Të njëjtin veprim e bëri edhe bartësi I listës për këshilltar nga Lëvizja Besa Hysein Reka dhe activist tjerë partiak.

Kjo më së miri tregon gjendjen relaksuese që mbizotron në Tetovë para zgjedhjeve lokale të  15 tetorit. /tetova1/