Nike, këpucë speciale për derbin Inter – Milan

Nike ka prezantuar “Hypervenom GX” për të celebruar 20-vjetorin e qendrës së Montebelunës në Trevizo të Italisë, aty ku janë prodhuar këpucët e para të futbollit Nike, në vitin 1997.

Bëhet fjalë për një këpucë 30% më të lehtë në krahasim me origjinalet “Air GX”. “Hypervenom GX” ruan linjat ikonike të “Air GX” dhe mbetet e njëjta edhe lidhja asimetrike e këpucës.

Vetëm 2500 palë këpucë të tilla do të jenë të disponueshme duke nisur nga data 16 tetor.