Premtimet si në humore të Blerim Sejdiut të Besës (VIDEO)

Kandidohet për kryetar komune të Zhelinës por nuk e njeh aspak komunën nga ku vjen e ku është rritur. Ky është Blerim Sejdiu kundërkandidat i Fatmir Izairit për të parin e Zhelinës .

Sejdiu në një debat me kandidatët tjerë për kryetar të Zhelinës në TV ART të Tetovës ka premtuar ndërtimin e kanalizimit dhe ujësjellësin për Pallaticën dhe Treboshin të cilët tanimë janë të lidhur në rrjetin e kanalizimit ndërsa ujësjellësi është në përfundim e sipër nga kryetari aktual Fatmir Izairit.

Dëshmi për këtë janë edhe vet banorët e Treboshit dhe Pallaticës të cilët përmes kamerës të TV Artit kanë zbuluar gënjeshtrat e Blerim Sejdiut.

Pët tu vërtetuar dhe vulosur premtimet e kota të Blerim Sejdiut më poshtë mund të shihni kronikën e plotë në të cilën vetë banorët e përgënjeshtrojnë milionerin e Besës Blerim Sejdiu.

Fatkeqësisht Blerimi i Besës nuk është vet, të njejtat premtime i kan dhënë edhe Reshat Aliu i LR-PDSH-së dhe Sali Ajdini i PDSH-së.

 

Video:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=866196636879576&id=269774246521821