Turqia do t’i mbyllë vendkalimet kufitare me Kurdistanin e Irakut

Turqia gradualisht do t’i mbyllë vendkalimet kufitare me Kurdistanin e Irakut në koordinim me Qeverinë qendrore irakiane dhe me Iranin, si përgjigje e referendumit për pavarësi të rajonit autonom, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kallan.

Kryeministri turk Binali Jëlldërëm është parashikuar që të dielën ta vizitojë Bagdadin ku do të takohet me kolegun irakian Hajdar al Abadi.