U ndërtuan më shumë shkolla si në asnjë komunë tjetër

Të mos harrojmë

Ermir Etemi

U ndërtuan më shumë shkolla si në asnjë komunë tjetër

Fatmir Izairi kërkon edhe një mandat për të udhëhequr me komunën e Zhelinës.Ai më së paku ka nevojë që këtë ta bëjë për arsye personale.Fatmiri tashmë dy mandate është treguar mjaft i përkushtuar me punët që ka bërë dhe që ka arritur të realizojë për tetë vite. Ai nuk ka bërë shumë fushatë për atë që ka punuar, sepse nuk ka patur nevojë. Ai arriti që si në asnjë komunë të Pollogut, të realizojë më shumë punë të dobishme se të gjithë kryetarët tjerëbashkërisht.

Kryetari I komunës së Zhelinës Fatmiri arriti që të ndërtojë katër objekte të reja shkollore në territorin e komunës që ai udhëheq. Të mos harrojmë se shkolla në fshatin Merovë e cila ishte ndërtuar para shumë dekadash, u përfshi nga zjarri dhe u dogj tërësisht dhe me angazhimin e vetë Fatmir Izairit, shkolla u ndërtua nga pika zero.Tash ky fshat e gëzon këtë shkollë dhe nuk mëson në baraka tyë improvizuara.

Ju kujtohet shkolla në fshatin Novosellë si ka qenë, por edhe për fëmijët e këtij fshati u ndërtua shkollë e re , objekt I ri që mundëson ndjekjen e mësimit me të gjitha kushtet elementare.Me tërë angazhimin e tij, pas shumë peripecive dhe obstruksioneve vetë Fatmir Izairi nuk la derë pa trokitur që në këtë fshat të ndërtohet një objjekt shkollor. Komuna e drejtuar nga Fatmir Izairi siguroi 1 milion denarë për ndërtimin e kësaj shkolle dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës 3 milion.

Ju kujtohet shkolla në fshatin Kapazhdoll.Me siguri keni harruar por edhe në këtë fshat shkolla ka qenë në kushte të mjerueshme.Tanimë edhe ky problem në këtë fshat është i përfunduar dhe nxënësit mësojnë në kushte shumë më të mira.

Se investimet në arsim nuk janë udhëhequr nga kalkulimet elektorale e tregon ndërtimi i shkollës në Leshnicë të Epërme.

Investimi në arsim është një nga sferat me të cilët mburret popullata në këtë komunë që jeton, sepse kryetari i komunës do të mbahet mend shumë gjatë që ishte I vetmi që arriti të ndërtojë tre shkolla në fshatrat e Dërvenit, që zili ia kanë të gjithë kryetarët aktual në Maqedoni.Mos harroni këtë askush nuk e ka bërë, fëmijët tuaj kanë kushte më të mira ku mësojnë.