Zejdi: BESA nuk ka dilema për mbështetjen e Fatmir Deharit në Kërçovë

Lëvizja BESA sot në Kërçovë në takime me qytetarët i prezentoi kandidatët për këshilltarë në këshillin komunal ndëra forumi rinor i partisë qytetarëve u shpërndau rekuizita parazgjedhore.

Bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes BESA, Fadil Emini, me këtë rast deklaroi se qytetarët e Kërçovës kanë mundësi që kësaj radhe të zgjedhin njerëz të cilët në mënyrë dinjitoze do t’i përfaqësojnë në këshill dhe ju bëri thirrje që, siç tha, masovikiht të dalin dhe të votojnë për listën e tyre të këshilltarëve.

Sekretari i Lëvizjes BESA, Skender Rexhep-Zejdi në një deklaratë për mediat tha se kjo është hera e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të organizohen zgjedhje pa incidente dhe në nivel civilizues sipas standardeve evropiane.

“Ne nuk kemi dilema se Kërçovën përsëri do ta udhëheq kandidat shqiptar, por sa i takon këshillit unë jam i sigurt se kandidatët tanë për këshilltarë janë të aftë ta realizojnë programin tonë të paraparë për këtë qytet i cili është gjithëpërfshirës”, deklaroi Zejdi.