Gruevski do të dorëhiqet, nuk imagjinon dot të bëjë gjum në ,,ZHAN MONE,, !

Miq të dashur,
Nikolla Gruevski pritet para vitit të ri të jepë DORËHEQJE nga kreu i Vmro-Dpmne-së.Nuk mund të përballojë të bëjë disa netë gjumë në shtëpinë ,,ZHAN MONE,, !
Si duket nuk imagjinon dot tu bëjë ballë ,,antibiotikëve politik,, gjatë bisedave me dyer të mbyllura në këtë rezidencë të restauruar . Madje frikohet që të mos trulloset nga aroma e mikut , verërave mjaft të moçme dhe djathit të shpuar që gjenden në podrumet e kësaj shtëpie .
Gruevski është i vetëdijshëm se po të mos e bëjë këtë doreheqje, nuk do të mund ta shmangë detyrimin si lider partie të buajë disa netë në ,,Zhan Mone,, . Deri para festava të vitit të ri , do të taktizojë eventualisht për të efektuar ,,AMNEZION,,( lexo amnesti ) me koketime për mes byrokratëve të BE-së, për të bëmat e tij si kryeministër i vendit më shum se një dekadë . Por diplomacia amerikane do të qëndrojë aty për të prish të gjitha pazaret eventuale të byrokratëve dhe politikanëve hajdutë.
Pëfundimisht, Nikolla Gruevski gjindet drejt rrugës së GRILAVE të ,,shutkës,, dhe TELAVE me gjemba të ,,Idrizovës,, mbase jo i vetëm por me shum shokë !
( q.aliu )