Didier Drogba zbulon datën e pensionit

Didier Drogba do të varë këpucët në gozhdë në vitin 2018 teksa përgatitet t’i japë fund karrierës 20-vjeçare, këtë e ka zbuluar vetë ish-lojtari i Chelsea-t.

Pasi u largua nga Montreal Impact në fund të sezonit 2015/16 të MLS, Drogba është bërë lojtari/pronar i parë i historisë së futbollit së futbollit të Shteteve të Bashkuara kur shkoi te Phoenix Rising FC në 2017.

Fituesi i Champions League 2012 ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje të sezonit për të ndihmuar skuadrën e tij të shkojë në fazën e play-off, ku eventualisht humbi ndaj Swope Park Rangers.

Drogba ka zbuluar tani se ky do të jetë sezoni i fundit i tij në fushën e lojës.

“Mendoj se vitin tjetër do të jetë sezoni im i fundit. Vjen një kohë kur duhet të ndalesh,” shprehet Drogba, i cili kërkon të ndjekë hapat e David Beckham në Amerikë.

“Më duhet t’i kushtojë kohë projekteve të tjera. Të luash është bukur, por më duhet të merrem edhe me gjëra të tjera,” është shprehur afrikani për RMC.

Image result for Didier Drogba