Gjermani-Familja shqiptare nga Maqedoni, bëhet unike në tërë botën, ja përse!

Komuna gjermane Roetgen ka realizuar një projekt unik në mbarë Gjermaninë. Qytetarët e saj kanë grumbulluar të holla për të ndërtuar një godinë të re për refugjatët. Ky projekt është unik në Gjermani dhe më gjerë, ndërsa tashmë është populluar me familjen e parë, shqiptarë nga Maqedonia.

Ende ndjehet mungesë e inventarit, por familja shqiptare Saliu nga Maqedonia para pak ditësh është vendosur në te. Useini dhe bashkëshortja e tij Semija, para dy vitesh kanë ardhur nga Maqedonia në Roetgen, në afërsi të kufirit belg në Aachen. Tani, me fëmijët e tyre Melek (3) dhe Muhamed (1), ata jetojnë në një banesë të këndshme me dy dhoma, kuzhinë dhe banjo. Banesa e re e familjes Saliu është unike, pasi është financuar nga donacionet e qytetarëve dhe sipërmarrjeve.

Njëri nga ata të cilët e koordinuan këtë aksion është edhe Bernhard Müller, udhëhehqësi i Shoqatës „Roetgeni ndihmon njerëzit në nevojë“. „Të gjithë jemi krenarë që arritëm të realizojmë këtë projekt dhe që shkaktoi jehonë aq të madhe“, ka pohuar për „RP-Online“ zotëri Müller, përcjellë „Shtegu.com“. Shumica e 8.800 banorëve kanë ndihmuar me donacione, duke grumbulluar më tepër se 80.000 euro dhe 30.000 përmes granteve. Një sipërmarrje energjetike pa donuar 28.000 euro për pajisje për ngrohje, ndërsa sipërmarrje të tjera janë përkujdesur për kushte të lirë për punë.

Që projekti të përfundohet sipas standarteve më bashkëkohore, një bankë lokale (NRW.Bank) siguroi një kredi dhe grant prej më tepër se 500.000 euro. Shuma e përgjithshme e ndërtimit ka arritë shifrën prej 700.000 euro, pohon më tej Müller.

Entuziazmi i gjermanëve ëshët shumë i madh dhe hapja solemne është festuar së bashku. Fqinjët fillimisht kanë sjellë familjen shqiptare Saliu nga Maqedonia, duke u përkujdesur që të mos ju mungojë asgjë. Statusi i kësaj familje paraprakisht ka qenë i pasigurt, duke u prolonguar herëpashere. Por, pasi Useini gjatë këtij shtatori ka gjetur nja vend për praktikë në degën e hotelierisë, ai ka fituar të drejtën për të qëndruar në Gjermani edhe për tre vite të tjera. Tashë të gjitha kushtet për jetesë dhe vijim të shkollimit për fëmijë janë më të mira. Së shpejti në këtë godinë pritet të vijë edhe një familje shqiptare me tre fëmijë të mitur. (Shtegu.com)