Kur Messi luan me Real Madridin kundër djalit të tij Thiagos, humb në PlayStation derbin El Clascico (Foto)

Për shumë njerëz, loja në ‘PlayStation’ e njohur si FIFA, përdorët për të luajtur me skuadrën e zemrës.

Por Lionel Messi nuk është sikurse të gjithë njerëzit, pasi ka fituar 43 çmimeve individuale dhe ekipore me fanellën me të cilën luan duke arritur majat e futbollit.

Ylli i Barcelonës ka luajtur me skuadrën më rivale të tij të hënë kur zhvillonte një lojë me djalin e tij Thiagon.

Messi dhe djali i tij pesë vjeçar, shihen duke luajtur lojën FIFA në PlayStation, ndërsa gruaja e yllit, Antonella Roccuzzo, u ka bërë foto.

Thiago kishte zgjedhur Barcelonën, ndërsa së bashku luanin një El Clasico me rivalët e mëdhenj të Real Madridit.

Messi që iu ka gëzua suksesit shumë shpesh në derbi, në lojën FIFA, ai ka pësuar humbje.

Argjentinasi ka shënuar 24 gola në 36 ndeshje ndaj Madridit në karrierën e tij, duke fituar 16 derbi dhe duke humbur 12.