Magjia e shahut. “Një mendje e bukur e bën gjithmonë një njeri të duket bukur”

E njohur si loja e atyre me dhunti intelektuale, shahu është sporti më i mirë për të stërvitur organin më të rëndësishëm të trupit, trurin tonë. Edhe pse shahu e pati kulmin e zhvillimit të tij në vitet ’50-’60 me mjeshtrin Bobby Fitscher, ai sërish luhet sot nga njerëz të të gjitha gjeneratave. Shahu nuk të ndihmon të shtosh masën muskulare të muskujve biceps, apo muskujve abdominalë, por shëndeti mendor padyshim që përfiton prej tij. Dhe një mendje e bukur e bën gjithmonë një person të duket bukur. Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet prej lojës së shahut :

  1. Mundëson rritjen e trurit.

Lojërat si shahu që kërkojnë përdorim më të shprehur të trurit, stimulojnë rritjen e dentriteve, të cilat sigurojnë komunikimin me neuronet e tjerë. Sa më shumë të rriten dentritet, aq më shumë kontakte do të ketë midis neuroneve duke bërë që truri ynë të reagojë më shpejt ndaj stimujve, apo situatave që i parashtrohen.

  1. Ushtron të dyja hemisferat e trurit të madh.

Kjo veti është zbuluar në një studim gjerman, në të cilin lojtarëve më të mirë të shahut iu kërkua të bënin një lojë direkte me zë, duke i lëvizur gurët me mendje. U vu re se tek ta që aktivizoheshin të dyja hemisferat dhe përgjigjet e tyre bëheshin më të shpejta.

  1. Rrit koeficientin e inteligjencës.

Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare rreth kësaj vetie, por në një studim me 4000 djem dhe vajza nga Venezuela, të cilët luajtën vazhdimisht shah për 4 muaj, u vu re një rritje e ndjeshme e koeficientit të inteligjencës.

  1. Ndihmon në mbrojtjen nga Alzhaimeri.

Demenca e Alzhaimerit ka të bëjë me harresën e theksuar që vihet re me kalimin e moshës. Edhe truri ka nevojë të stërvitet, njësoj sikurse muskujt. Shprehja “përdore ose humbe” ka vlerë edhe për trurin dhe është vënë re se personat që luajnë shah, kanë më pak mundësi për t’u prekur nga Alzhaimeri. Kjo është një arsye më shumë se pse kjo lojë ka një rëndësi shumë të madhe të luhet.

  1. Ju bën më kreativë.

Loja e shahut na ndihmon të nxjerrim në pah origjinalitetin dhe kreativitetin tonë, si pasojë e aktivizimit të hemisferës së djathtë të trurit të madh. Kjo hemisferë ka dhe zonat përgjegjëse për kreativitetin. Në një studim me fëmijë të klasave 7-9, të cilët u ndanë në grupe të ndryshme : disa të luanin shah, disa të luanin në kompjuter dhe disa të bënin aktivitete të ndryshme një herë në javë për 32 javë rresht, u vu re se grupi që u caktua të luante shah, doli më superior në çdo aspekt të kreativitetit. / e.h. / Bota.al