Riformatimi i Qeverisë së Zaevit, ja pse po vonohet?

Kompletimi i kabinetit Qeveritar edhe më tej mbetet pezull përshkak të udhëtimit zyrtar të kryeministrit Zoran Zaev në Slloveni.

Nga Aleanca për Shqiptarët deklarojnë se mbetet që Zaev të marr nismën për plotësimin e vendeve vakante që më pas ata të ftojnë kryesinë e partisë ku do të vendosin për emrin e ministrit të ri të shëndetësisë.

Zaev dhe Sela ditë më parë kanë realizuar një takim ku është konfirmuar qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët në koalicion por emir i ministrit të ri është lënë të diskutohet më tej. Ndër emrat më të përfolur janë Vullnet Ferati dhe Asim Iaziri megjithatë zyrtarisht partia e Selës nuk konfirmon asnjërin prej tyre.

Po ashtu e paqartë është nëse do të plotësohet edhe vendi i ministrit pa resor ku paraprakisht ishte Ramiz Merko. Ditë më parë për këtë post u përfol Lube Boshkovski por deri në këto momente, partitë e mohojnë një mundësi të tillë.

Nga BDI-ja kanë deklaruar se presin që çështja e kompletimit të kabinetit të konkretizohet brenda javës, menjëherë pas kthimit të Zaevit në vend.