Temperaturat bien në zero: të pastrehët nga tërmeti në Iran, në gjendje të dëshpëruar

Tërmeti në Iran ka shkaktuar më mijëra të pastrehë. Njerëzit po flenë jashtë, pas tërmetit, në kushtet e temperaturave shumë të ulëta duke bërë thirrje dëshpëruese për ndihmë.

Rreth 540 njerëz u vranë dhe 8 mijë të tjerë u plagosën kur tërmeti goditi afër kufirit midis Iranit dhe Irakut, ditën e diel.

Qeveria po përpiqet të dërgojë ndihma në provincën më të goditur, atë të Kermanshah ku janë shkatërruar me qindra shtëpi.

Presidenti Hassan Rouhani, pasi vizitoi rajonin, tha se shtëpitë e ndërtuara nga shteti kanë pësuar më shumë dëme dhe përgjegjësit do të hetohen.

Temperaturat e natës në provincën Kermanshah ranë deri në zero gradë për të dytën natë radhazi, duke e bërë të pamundur për shumë kohë, fjetjen jashtë të njerëzve. /tesheshi