Zekolli: LSDM-ja po kopjon BDI-në, shqiptarët këtë e lexojnë, maqedonasve do i nevojitet kohë

Arsim ZEKOLLI

Ne rethanat e reja post-zgjedhore, shqiptarët kanë një përparësi, në krahasim me maqedonasit, dhe posaçërisht klasen e tyre intelektuale-mediale. Sjellja e LSDM-së gjatë këtyre 5 muajve qeverisjeje, dëshmon jo vetëm mungesën e vizionit vetanak, por aq më shumë vë në spikamë, prirjen e tyre per te kopijuar sjelljen dhe stilin, e BDI-së. Shqiptaret sjelljne e LSDM-së me lehtësi e detektojnë, falë eksperiencës me BDI-në, por për maqedonasit do duhet të kalojë kohë deri sa t’u bie ‘zhetoni” dhe buxheti.

Largojeni pompozitetin, narcisizmin, prepotencen dhe arrogancen e LSDM-istëve dhe megafonet e tyre medialë, do të kuptoni se ne politikberjen e tyre, nuk ka asnjë grrimë kreativiteti, asnjë risi, dhe aspak autencitet. Cdo gje eshte vetem propagande e zbrazët, e zbehur, qe nuk dallon shumë nga stili Llatas, Milenko, Mirka. Ngjashmëria me BDI-në dhe kopijimi i politikes se integristve, verehet ne injorim te kritikave, refuzim per te dhene pergjegjesi dhe favorizim te kunder-sulmeve, qe aspirojne te nenvizojne mangesine individuale te kritikuesit per te amnistuar politiken dhe natyren kriminale te subjektit te kritikuar. Pra, ashtu si BDI-ja, edhe LSDM-ja, merr modelin defanziv te mbrojtjes, sipas modelit: “T që më kritikon se kam vjedhur miliarda euro, ja na trego se sa qindra denarë ke shpenzuar në kafene”. Natyrisht, në polemikë të tillë përparësia bie në anën e atyre të mbuluar në të gjitha zezat sa qe fare nuk ju leviz me qerpiku, por me shkathesi dinake e djallezore, insistojnë mbi nje pike te përhimtë mbi atyre qe tentojne te mbajne duart e pasterta.

Kete shembull e vereni tani te Zaev, dhe sidomos Shekerinska, te cilët ne stilin e slloganit tipik cinik LSDM “se disa pyetje nuk meritojne pergjegje”, me buzeqeshje te aktruara dhe papergjegjesi autokrate, refuzojne te pergjigjen ndaj akuzave per keqberje nga e kaluara dhe e sotmja.
Pra, sjellje tipike qe derimë sot karakterizon BDI, qe nga Alija, Teuta, Bujari etj. Ky binjakëzim LSDM-BDI, vetem se nevizon degjenerimin e demokracise – me asistence dhe perkrahje perëndimore – nga sistem politik te bazuar mbi “Checks and Ballances” ne sistem kolonial, ku partitë e qeverisjes mbajne pergjegjesi vetem para Fuqise Koloniale dhe jo para elektoratit dhe qytetarit.

Kjo qasje e koordinuar LSDM-BDI, eshte katalizator i konfliktit, pasi qe mes rreshtash, keto dy parti me sjellje te tille, spalosin natyren e vet dhuntake dhe kriminogene, si dhe dergojne porosi te oponenca se “nese deshironi te na rrënoni, nuk do ia arrini me votë, por vetem me lufte”.