30 ditë paraburgim për Feta Alimin (Video)

Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për Feta Alimin, ish agjentin e sigurimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ai akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të këtij viti në këtë institucion, njofton Alsat-M.

Alimi njihet në opinion si njeriu ”hero” që e shpëtoi Ziadin Selën nga vdekja gjatë ditës së përgjakshme në Kuvend.