Bexheti tha se Zyra për zhvillim ekonomik pranë Ambasadës kineze në Maqedoni ka paraparë tre investime kapitale. Njëra prej tyre do të jetë edhe shkolla fillore në fshatin Reçicë e Vogël, që ka qenë një projekt i domosdoshëm për këtë rajon dhe, ajo që është me rëndësi, ne projektin e kemi gati dhe tash presim se çka do të vendoset nga pala tjetër. Por, edhe nëse nga Ambasada kineze nuk përkrahin këtë investim në vetë me forcat tona do të investojmë në shkollën fillore që është një projekt i domosdoshëm për fëmijët e Reçicës së Vogël, theksoi Bexheti, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova. Reçica e Vogël nuk ka shkollë fillore dhe nxënësit e këtij rajoni janë të detyruar të mësojnë në Shkollën fillore “Naim Frashëri” ose në Shkollën fillore “Përparimi” të Reçicës së Madhe. Ndërtimi i një shkollë në këtë fshat është premtuar gati 20 vjet më parë. (U.H.- KOHA)


