hën05202013

Perditesimi i fundit05:10:12 MD

Back Arsim Arsim Debat në UEJL, tensionet e fundit pasojë e çështjeve të pazgjidhura politike (VIDEO)

Debat në UEJL, tensionet e fundit pasojë e çështjeve të pazgjidhura politike (VIDEO)

  • PDF

 

Kriza ekonomike dhe më tepër çështjet e pazgjidhura politike, janë indikatorët e situatave të fundit të krijuara në Maqedoni, ishte kjo një nga konkluzat e debatit të sotëm të studentëve të UEJL-së, në temën ‘Marrëdhëniet e brishta ndëretnike,  refleksion i krizës ekonomike apo i  çështjeve të pazgjidhura ekonomike’.

 

“Mendoj kriza ekonomike ishte një shkak që inicoi ca kriza shoqërore mirëpo këtu duhet cekur efekti flutur që fillimisht është i vogël  dhe i pakapshëm, por më tej mund të amplifikohet dhe të ngjall incidente të tjera në shoqëri sidomos në marrëdhëniet ndëretnike. Nëse do kishte një valvulë apo një ‘super bazuka’ e quajtur ashtu, nga ministri i financave zëvendëskryeministri, ministrja e punëve të brendshme, unë do doja që ato të fillojnë ti tërheqin ato valvula apo këmbëza të cilat do ndalonin këtë seri ngjarjesh që do ishin shkas për incidentet e ardhshme”, tha Leutrim Memeti, organizator.

Studentët në këtë debat mbështetje morën edhe nga profesorët si dhe kreu i UEJL-së Zamir Dika, i cili tha politikanët është mirë që të dëgjojnë  edhe mendimet e studentëve pasi kjo mund tu ndihmojë në vendimmarrje.

“Është mendimi im që debatet që bëhen për fenomene të këtilla si ndikimi ekonomik, çështjet ndëretnike politik-bërja në zhvillimin ekonomik janë  tema që  trajtohen nga politikbërsit apo institute të ndryshme mirëpo mendoj se mungon debati substancial sepse shpesh harrohet të nxirret në tavolinë fakti argumenti për ti dhënë peshë fenomeneve që janë shumë të rëndësishme për progresin e shtetit. Mendoj se edhe politik-bërësit do jenë të interesuar të dëgjojnë rezonimet mendimet e studentëve dhe shpresoj që do I ndihmojë edhe ata që në vendimmarrje të jenë më të suksesshëm dhe më efikas”, deklaroi Zamir Dika, Rektor i UEJL-së.

Në këtë debat  pjesëmarrësit shtruan edhe nevojën e bashkëpunimit më të madh mes partive politike shqiptare, në veçanti për çështjet me interes për elektoratin që përfaqësojnë.

Bashkim Sulejmani - TV ALSAT

 

;feature=youtu.be

 




Lajmet e funditTë rëndomta