Studentët kanë pasur më tepër se një muaj pushim nga ligjëratat, ku gjatë asaj periudhe kanë hyrë në provim në lëndët e semestrit paraprak.
Poashtu edhe në dy universitetet që gjenden në Tetovë sot ka filluar semestri veror, dhe në lagjen ku gjenden këto dy universitete vërehet fluks i madh i studentëve. "Jam i gëzuar që sot filloi semestri veror, besoj se këtë semestër do të punoj më shumë dhe do kem rezultate më të mira" , shprehet Astriti, student në UEJL.
Universiteti Shtetëror i Tetovës gjatë këtij semestri vjen me një risi. Pas përurimit të godinës së re më datën 26 Nëntor të vitit 2012, sot edhe zyrtarisht në këtë objekt ndjekin ligjëratat studentët e fakultetit Filologjik, Filozofik, Ekonomik dhe Juridik.
Portali Tetova1.com të gjithë studentëve ju dëshiron suksese në studimet e mëtutjeshme. /Tetova1.com/


