ENJT05232013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Arsim Arsim Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha falënderon UEJL-në për mikpritjen

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha falënderon UEJL-në për mikpritjen

  • PDF

Pas vizitës në Universitetin e Evropës Juglindore, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dërguar një letër falënderimi rektorit Prof. Dr. Zamir Dika. Ju falënderojë përzemërsisht për mikpritjen e jashtëzakonshme që më rezervuat gjatë vizitës sime në Universitetin e Evropës Juglindore, ku Ju, stafi drejtues e ai peda...gogjik, si dhe studentët e të rinjtë e këtij universiteti dhe të qytetit të Tetovës e mbarë Maqedonisë më dhuruat disa çaste sa frymëzuese aq edhe prekëse e të paharrueshme, thuhet në letrën e kryeministrit Berisha.
Qyteti i Tetovës është vërtet krenar, si një ndër tre qytetet shqiptare, ku zhvillojnë aktivitetin e tyre dy universitete, të cilët, përveç se promovuese, prestigjioze, të dijes dhe shpirtit akademik janë shndërruar njëkohësisht për shqiptarët, por edhe për qytetarët e tjerë të Maqedonisë në tempuj të lirisë, tolerancës e vizionit evropian e euroatlantik, thuhet në letër.
Gjatë kësaj periudhe, me punën dhe përkushtimin profesional, Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar një sërë suksesesh në misionin e rëndësishëm të tij, duke nderuar emrin e mikut të madh të shqiptarëve, Van der Shtul dhe duke bërë krenarë jo vetëm studentët, pedagogët e tij, por edhe gjithë kombin shqiptarë. Ndaj, gjejë rastin t’ju ripohoj vendosmërinë e qeverisë shqiptare dhe të universiteteve të Shqipërisë për të ndërtuar bashkëpunimin më të ngushtë me ju dhe me universitetet e tjera shqiptare në Maqedoni e në Kosovë për ta shndërruar këtë shekull në moshën e dijes e të teknologjisë për mbarë kombin tonë të ri e dinamik, si dhe promovuar, edhe me tej, traditat e vlerat e tij të lirisë, të tolerancës, të mirëkuptimit dhe vizionin evropian të shqiptarëve, thuhet mes tjerash në letrën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.




Lajmet e funditTë rëndomta