Për të emërtuar shkollat me emrat e rinj “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi” dhe “Emri Elezi” me sa duket do të duhet të kalojë një kohë e gjatë, për shkak se asnjë nga Institucionet me të cilat kontaktoi Alsat-M nuk kanë përgjigje përfundimtare. Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti përsëriti për Alsat qëndrimin e tij të mëhershëm se Këshilli i Komunëse ka votuar iniciativën për ndërrimin e emrave të shkollave sipas Parimit të Badenterit duke respektuar statusin e komunës. Ai shtoi se proceduara ka kaluar të gjitha pengesat ndërkohë që përgjigja përfundimtare i mbetet ministrit të arsimit Pançe Kralev. Sipas Mexhitit është thjesht çështje kohe zgjidhja e kësaj cështje. Ndërsa nga Ministria e Arsimit nuk japin përgjigje konkrete nëse ministri ka vënë në shqyrtim iniciativën për ndërrimin e emrave të shkollave, me arsyetimin se çështja do të shqyrtohet kur do t’i vijë rradha; ekzistojnë kërkesa të tjera shumë më herët se Iniciativa e Komunës së Çairit. Vendimi për ndryshimin e emrave u mor që më 26 janar. Ai parashikon që Shkolla Fillore ‘Rajko Zhinzifov’ të emërohet ‘Ismail Qemali’, ‘Cvetan Dimov’ në ‘Hasan Prishtina’, ‘Nikolla Vapcarov’ në ‘Imri Elezi’ dhe ‘Jane Sandanski’ në ‘Jashar Bej Shkup. Ndërkohë, në kontakt me disa nga drejtorët e shkollave në fjalë, mësuam se deftesat do të vulosen me emrat e vjetër të shkollave. Vendi i tabelave ku figuronin emrat e vjetër, do të mbetet bosh, deri sa të vendosen emrat e rinj.


