kur edhe do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit mësimor 2011/2012. Në fund të këtij viti mësimor do të mbahet vetëm matura shtetërore, sepse MASH-i edhe këtë vit e prolongoi testimin ekstern-projekt me të cilin duhet të vlerësohet objektiviteti i mësimdhënësve përmes kontrollimit të diturisë së të gjithë nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Prolongimi bëhet për shkak të sistemit elektronik për zbatimin e testimit, i cili akoma është në përgatitje. Funksionaliteti i tij do të kontrollohet në testimin ekstern provues.
Gjitha shkollat fillore dhe të mesme që gjenden në Tetovë dhe rrethinë kanë mbaruar në afat të caktuar gjysëmvjetin e parë të këtij viti akademik. Në këtë qytet ka një numër të madh të shkollave fillore që janë të shtrira në tërë territorin e vendit, 6 shkolla të mesme si dhe dy universitete, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.
Në USHT paraqitja e provimeve do të fillon me datë 9 Janar 2012, kurse në UEJL provimet do të mbahen nga data 23 Janar 2012 deri më 5 Shkurt, ndërsa me 6 Shkurt 2012 pritet që të dy universitetet të fillojnë me ligjëratat e semestrit të dytë. /tetova1.com/


