Nuk ekzistojnë as gjasat minimale që viti i ri shkollor t'i gjejë shqiptarët me tekstet të korrigjuara të historisë. Nxënësit shqiptarë do ta nisin edhe këtë vit me po ato tekste shkollore">shkollore, të cilat ofendojnë shqiptarët dhe për të cilat zyrtarët shqiptarë në Ministrinë e Arsimit, kishin premtuar se MASH do ti nxjerrë prej përdorimit së shpejti.
Mirëpo, zotimet e këtyre zyrtarëve shqiptar se "nuk do të ekzistojë më problemi i teksteve shkollore">shkollore që ofendojnë shqiptarët", nuk pritet të japin ndonjë rezultat konkret.
Kanë mbetur vetëm pesë janë nga fillimi i vitit shkollor 2012/2013 dhe nuk është bërë as çereku i punëve për korrigjimin e teksteve shkollore">shkollore të historisë. Komisioni në nivel profesorësh universitarë dhe ekspertësh të MASH-it nuk ka paraqitur ende propozimet lidhur me pjesët e teksteve, të cilat duhen korrigjuar.
Pra, edhe viti i ardhshëm shkollor do ti gjejë nxënësit shqiptarë me tekste shkollore">shkollore, të cilat ofendojnë historinë, prejardhjen dhe kulturën e të parëve të tyre.


