MER05222013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Arsim Arsim USHT dhe Universiteti i Tiranës 'bashk' për 100 vjetorin e Pavarësisë

USHT dhe Universiteti i Tiranës 'bashk' për 100 vjetorin e Pavarësisë

  • PDF

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Doc.Dr.Vullnet Ameti i shoqëruar nga Prorektori për Arsim, Doc.Dr.Fehari Ramadani dhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr.Arbër Çeliku, Dekani i FSHMN-së, Prof.Dr.Fauzi Skenderi dhe Dekani i Fakultetit Filozofik Doc.Dr.Fatbi Osmani e  vizituan dje Universitetin e Tiranës. Delegacioni i USHT-së u prit nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, i cili me këta rast theksoi se kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë në drejtim të vlerësimit dhe forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy institucioneve akademike.

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Tiranës theksoi se me Universitetin Shtetëror të Tetovës do të bashkëpunohet në dy drejtime kryesore. Së pari në organizimin e një aktiviteti të përbashkët në javën e dytë të muajit nëntor, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Aktivitet i cili do të jetë një mënyrë e mirë për të prezantuar dhe promovuar vlerat universitare intelektuale që universiteti ka në të gjitha trojet e veta, theksoi Rektori Dhori Kule.
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Doc. Dr. Vullnet Ameti shprehu  gatishmërinë e këtij institucioni për të bashkëpunuar me Universitetin e Tiranës në të gjitha drejtimet e përmendura nga Rektori i UT-së gjatë fjalës së tij. Gjithashtu ai theksoi se të gjitha fushat e studimit që kanë të dyja universitetet krijojnë mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe organizimin e aktiviteteve të interesit të përbashkët.
Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, universiteti ynë, i kushton vëmendje të veçantë bashkëpunimit me universitetet shqiptare, duke mos harruar në asnjë rast ndihmesën që këto universitete i kanë ofruar USHT-së që nga themelimi e deri më sot, tha mes tjerash Rektori Doc. Dr. Vullnet Ameti
Në këtë takim u tha se do të intensifikohen më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Duke patur edhe mbështetjen e qeverisë shqiptare do të bashkëpunohet për të ndihmuar stafin akademik të Universitetit të Shtetëror të Tetovës në drejtim të kualifikimit të tyre të mëtejshëm.  Në fjalën e tij, Rektori Dhori Kule vuri në pah se dhe shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik do të jenë prioritet i bashkëpunimit institucional mes dy institucioneve. Do të fuqizohet bashkëpunimi për sa i takon kuotave të veçanta që i akordohen studentëve që vijnë nga trojet, aktivitetet e përbashkëta kërkimore-shkencore si dhe ndjekjen e studimeve në të dyja Universitetet. Në përfundim të fjalës së tij, Rektori i Universitetit të Tiranës e vuri theksin edhe te projektet e përbashkëta duke i kushtuar rëndësi bashkëpunimit me Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Në fund të takimit, Rektorët e të dy Universiteteve ju përgjigjën pyetjeve të përfaqësuesëve të medias që lidheshin me fushat konkrete të bashkëpunimit mes dy institucioneve akademike. Kështu, Rektori i Universitetit të Tiranës përmendi bashkëpunimin e suksesshëm në drejtim të fushave të mjekësisë, ekonomikut, jurisprudencës, shkencave sociale, historisë etj. Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës u pyet në lidhje me qëndrimin e tij për hartimin e teksteve të përbashkëta për gjuhën shqipe dhe historinë në diasporë. Ai shprehu qëndrimin e tij pozitiv për ta mbështetur këtë iniciativë të Ministrisë së Arsimit.   /tetova1/




Lajmet e funditTë rëndomta