PRE05242013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Arsim Arsim USHT lidh bashkëpunim me Spitalin Klinik të Tetovës

USHT lidh bashkëpunim me Spitalin Klinik të Tetovës

  • PDF

Universiteti Shtetëror i Tetovës vazhdon ritmin e zgjerimit të bashkëpunimit me institucionet e rëndësishme nga vendi dhe më gjerë.
Vitin akademik 2011/2012, Universiteti Shtetëror i Tetovë e përmbylli me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë me IPSH, Spitalin Klinik të Tetovës.


Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Rektori i USHT-së, Doc.dr Vullnet Ameti dhe Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr.spc. Florin Besimi, ku morën pjesë edhe Prorektori për Arsim, Doc.dr. Fehari Ramadani, Prof.dr.Arbër Çeliku, Prorektori për financa, Prof.dr.Serafim Tomovski, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. dr. Nasir Bexheti, Sekretari i përgjithshëm, Juristi i diplomuar Adem Beadini, si dhe Sekretari i përgjithshëm i Spitalit Klink të Tetovëë, z.Vebi Ismaili. 
Marrëveshja e lartpërmendur parashikon këmbim të ndërsjellë të përvojave dhe njohurive profesionale në lëmin e shkencave të mjekësisë, përvojave dhe aftësive të kuadrit mjekësorë të IPSH-Spitalit Klinik të Tetovës dhe kuadrit mësimdhënës profesional të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
-Organizmin e  këshillave të përbashkëta profesionale, seminareve në kuadër të zbatimit praktik të të arriturave më bashkëkohore në lëmin e shkencave të mjekësisë.
-Shfrytëzimin e përvojave profesionale, aftësive dhe njohurive të kuadrit mjekësor të IPSH - Spitalit Klinik të Tetovës nga ana e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
-Shfrytëzimin e hapësirave dhe potencialit kadrovik të IPSH-Spitalit Klinik Tetovë për nevojat e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në pajtueshmëri me Ligjin  për mbrojtje shëndetësore.
Rektori i USHT-së, Doc.dr.Vullnet Ameti me këtë rast theksoi se, marrëveshja  që nënshkruam sot është mjaft e rëndësishme për dy institucionet tona, sepse ka për qëllim kujdesin shëndetësor dhe aftësimin e studentëve tanë për të ardhmen e tyre profesionale në fusha të ndryshme të mjekësisë.
Vlen të theksohet se deri tani Universiteti Shtetëror i Tetovës na nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim me universitete dhe institucione të ndryshme nga vendi dhe me gjerë.




Lajmet e funditTë rëndomta