DIE05192013

Perditesimi i fundit10:13:08 MD

Back Arsim Arsim Vazhdon ndarja e diplomave në USHT

Vazhdon ndarja e diplomave në USHT

  • PDF

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) gjatë ditës së sotme ka ndarë diplomat për studente të cilët kanë mbaruar me ciklin e dytë të studimeve, ndryshe thënë për studimet e magjistraturës.

Ndarjen e diplomave për të gjithë studentët që kanë kryer me studimet e magjistraturës i ka ndarë Rektori i USHT-së Doc.dr.Vullnet Ameti. Ai me këtë rast theksoi se ky rezultat në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), vjen si fryt i punës së madhe që ka bërë institucioni ynë, por para se gjithash është edhe një vlerë e gjithë atyre studentëve që me vetë kontributin e tyre arritën të kurorëzohen me këto diploma.

“Natyrisht, ky rezultat i sotëm vjen si fryt i punës së palodhshme të stafit drejtues, kuadrit akademik, por para se gjithash si rezultat i punës suaj studimore që keni bërë, mbështetur në programet dhe rezultatet studimore, për të përqafuar trendët më bashkëkohore në shkencë dhe teknologji, duke i bindur qarqet tjera se në Universitetin tonë ka vlera që duhen çmuar e përkrahur”, ka deklaruar Rektori i USHT-së Vullnet Ameti. 

Ditë më parë në USHT- u ndanë 106 diploma në mënyrë solemne për studentët të cilët kishin përfunduar me studimet deridiplomik, ku ndarja e diplomave ishte bërë në prani të zv/ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH), Safet Neziri.

Nga zyra për informim e USHT-së kanë njoftuar se prej ditës së djeshme 13 korrik  e deri në mesin e muajit gusht të gjitha shërbimet e Universitetit do të shkojnë në pushim vjetor, ndërsa me fillimin me punë të shërbimeve administrative të USHT-së do filloj dhënia e diplomave për të gjithë ato student të cilët nuk i kanë marrë diplomat e tyre.




Lajmet e funditTë rëndomta