Kjo vërtetohet shumë thjeshtë në politikat arsimore, të cilat i ndjekë Ministria e Arsimit sa i takon planeve të investimeve në ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve shkollore.
Në bazë të Programit për ndërtim dhe rikonstruimin e shkollave fillore në vitin 2013, i miratuar së fundmi nga Qeveria, del se nxënësit maqedonas janë në tepër në hall me mungesën e shkollave se sa shqiptarët. Në fakt, sikurse është e njohur botërisht, situata është krejt e kundërta. Madje, edhe ministrat e Arsimit, të gjithë, pa përjashtim kanë pranuar faktin se marrë në përgjithësi, nëpër shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe ka mungesë të madhe hapësirash.
Mirëpo, asnjëherë deri tani, ky konstatim nuk është konvertuar drejtë nëpër planet që bën MASH-i për shpenzimin e buxhetit të investimeve kapitale. Jo shumë kohë më parë, sollëm të dhënat e Programit të investimeve për shkollat e mesme për vitin 2013 dhe ku rezultonte pjesa dërmuese e atij buxhetit, në masën prej rreth 70 për qind, shkonte për shkollat maqedonase. E njëjta histori përsëritet edhe me Programin e investimeve për shkollat fillore në vitin 2013, ku gjithashtu pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase.
Konkretisht, për shkollat shqipe nuk është ndarë as gjysma e buxhetit, thua se ato funksionojnë në kushte më të mira se shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Nga 157.102.000 denarë sa është buxhetit për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore, për shkollat ku mësimi zhvillohet kryesisht në gjuhën shqipe janë ndarë 64.859.800 denarë apo 41 për qind.
Vetëm 41% për shkollat shqipe
Në Maqedoni, përfundimisht nuk është e rëndësishme se cilët nxënës kanë më shumë nevojë për hapësira shkollimi, me atë që të gjithë të mësojnë në kushte të barabarta, pavarësisht gjuhës në të cilën mësojnë dhe cilit etnitete i takojë.
| Lajmet e fundit | Të rëndomta |


