Për studentët e rregullt në kuotën shtetërore janë siguruar 17.371 vende, 7.805 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 3.812 vende të lira ka për studentë me korrespodencë.
Në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup ka 12.251 vende të lira, prej të cilëve 6.904 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore, 3.931 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.416 vende të lira për studentë me korrespodencë. Afati i parë regjistrues në Universitetin e Shkupit është më 16 dhe 17 gusht, i dyti më 3 dhe 4 shtator dhe i treti më 17 shtator.
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka 5.170 vende të lira, prej të cilëve 3.445 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 1.280 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 445 vende të lira ka për studentë me korrespodencë. Afati i parë regjistrues në USHT është prej 21 deri 24 gusht, i dyti prej 5 deri 7 shtator dhe i treti prej 17 shtator deri 21 shtator.
Në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir ka 4.058 vende të lira, prej të cilëve 2.085 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore, 1.329 janë për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 644 vende të lira për studentë me korrespodencë.
Në Universitetin për shkenca informatike dhe teknologji "Shën Apostull Pali" në Ohër ka 300 vende të lira, prej të cilëve 220 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore dhe 80 vende të lira për kuotën studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve. Afati i parë regjistrues në këtë universitetin është më 16 dhe 17 gusht, i dyti më 3 dhe 4 shtator dhe i treti më 15 shtator. /Zhurnal/


